Luani sulmon trajnerin në kafaz (Kujdes! Pamje të rënda)

Ndryshe

Luani sulmon trajnerin në kafaz (Kujdes! Pamje të rënda)

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 15:43
Luani sulmon trajnerin në kafaz

Pamje të tmerrshme janë publikuar së fundmi nga një cirk në Egjipt, ku një luan ka sulmuar trajnerin gjatë shfaqjes ndërsa ndodheshin në kafaz.

E gjitha ka ndodhur në sytë e spektatorëve, ku mes tyre kishte edhe shumë fëmijë. Në video duket stërvitësi i kafshëve Islam Shaheen, 35 vjeç me një shkop në dorë pranë një luani, kur në një moment një tjetër luan i vërsulet atij duke shtrirë në tokë. Në moment ikën muzika dhe dëgjohen britmat e njeriut që po vuante sulmin e luanit.

Persona të tjerë tentojnë t’i vinë në ndihmë 35-vjeçarit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të shkaktuara nga luani, i cili e kishte kafshuar atë edhe në qafë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat