Kina po ndërton kopjen e Titanikut

Ndryshe

Kina po ndërton kopjen e Titanikut

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:17
Foto

Kina është duke ndërtuar kopjen e anijes së famshme Titanik në një vend me më shumë se 1 mijë kilometra larg detit.

Anija do të jetë e gjatë 269 metra dhe e gjerë 28 metra dhe do të përmbajë të gjitha veçoritë që kishte Titaniku, përfshirë sallën kryesore, teatrin, pishinën dhe dhomat, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Kostoja e këtij projekti do të jetë 145 milionë dollarë. Replika e anijes së fundosur është duke u ndërtuar si pjesë e zhvillimit të turizmit.

Ndërtimi i anijes do të përfundojë brenda dy vjetësh. Punimet kanë filluar këtë javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat