Vozitjen prej 186 km/h e publikoi Live në Facebook, por ja si e pësoi shoferi

Ndryshe

Vozitjen prej 186 km/h e publikoi Live në Facebook, por ja si e pësoi shoferi

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 10:11
Vozitja prej 186 km/h

Një shofer i cili ka filmuar veten derisa po voziste me shpejtësi me veturën e tij është në gjendje kritike pasi vetura e tij përfundoi duke u përplasur në një kamion plehrash.

Siç shkruajnë mediat e huaja, policia ka bërë të ditur se 20-vjeçari nga Rhode Island, Angli, ishte duke vozitur me shpejtësi deri në 186 kilometër në orë dhe se është lënduar rëndë gjatë aksidentit.

Videoja e cila kishte treguar incidentin live tregon djaloshin duke ngarë veturën e tij Honda Civic. Ai aty gjithashtu shfaqet derisa luan duke dëgjuar një këngë rep.

Bëhet e ditur se ai ishte larguar nga makina e bllokuar nga ekipet e emergjencës dhe është dërguar në spital. Askush tjetër nuk është lënduar në këtë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat