Balerini vdes në skenë, audienca e duartroket

Ndryshe

Balerini vdes në skenë, audienca e duartroket

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 07:45
Pamje nga videoja

Një balerin ka ndërruar jetë ndërsa ishte në skenë dhe fatkeqësisht audienca, por edhe miqtë e tij pandehën se po luante rolin dhe i erdhën me vonesë në ndihmë. 48-vjeçari rus po performonte kërcimin tradicional lezginka kur ra në tokë.

Pamjet të filmuara nga një nga personat që ishte pjesë e audiencës, tregojnë momentin kur ai humbet ndjenjat e rrëzohet në skenën e teatrit në qytetin e Urus-Martan në jug-perëndim të republikën çeçene në Rusi.

I ndjeri, R Khusainov, po performonte përkrah këngëtares Liza Akhmatova, ndërsa kjo e fundit po këndonte një këngë çeçene.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat