Kjo nënë është shumë e lidhur me kukullën, ja arsyeja prekëse

Ndryshe

Kjo nënë është shumë e lidhur me kukullën, ja arsyeja prekëse

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 07:55
Kukulla, me të cilën është e lidhur nëna

Kur djali i Betty Bading u diagnostikua me kancer, ajo mbeti me zemër të thyer. Gregu, 39 vjeç e humbi betejën me kancerin qershorin e këtij viti duke i hidhëruar shumë pjesëtarët e familjes së tij.

Në kujtim të së birit, 65-vjeçarja Bading bleu një kukull që dukej fiks si djali i saj kur kishte qenë foshnje. Ajo thotë se e ndihmon të kujtojë të birin dhe i duket sikur e ka atë sërish në krahë.

Ajo thotë se djali i saj është i mishëruar tek kukulla dhe ajo ka një marrëdhënie të pandarë me kukullën. Bading, përveç kukullës që ngjason me të birin, ka në shtëpi mbi 30 kukulla të tjera.

Australiania thotë se e ka zbuluar pasionin që ka për to në moshën 20-vjeçare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat