Reagimi i luanit kur takon vogëlushin e veshur si këlysh

Ndryshe

Reagimi i luanit kur takon vogëlushin e veshur si këlysh

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 19:17
Luani dhe vogëlushi

Një vogëlush i veshur si një këlysh luan është afruar pranë një luani për të nxjerrë një video të këndshme si rezultat.

Videoja e pabesueshme shfaqë vogëlushin duke luajtur me luanin prapa dritares së sigurisë gjatë një vizite në Kopshtin Zoologjik Atlanta në SHBA.

Macja e madhe vazhdimisht e prekë xhamin, para se ta vendosë putrën në të për ta përshëndetur vogëlushin.

Luani duket se mahnitet nga ‘këlyshi’ në anën tjetër të xhamit dhe e ndjek vogëlushin përderisa zvarritet së bashku me të në parvazin e dritares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat