Shkoi tek dentisti me dhimbje dhëmbi dhe zbuloi diçka shokuese

Ndryshe

Shkoi tek dentisti me dhimbje dhëmbi dhe zbuloi diçka shokuese

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 08:12
Jennie Yoo

Një vajzë e re u shokua, kur shkoi tek dentisti me dhimbje dhëmbi dhe zbuloi se në fakt kishte kancer. Pas një viti nga ky zbulim i tmerrshëm, Jennie Yoo tashmë ka një tumor gjigant në fytyrë, që po i rritet dita ditës.

E reja nga Koreja e Jugut mendonte se kishte nevojë thjeshtë për një mbushje, por skaneri tregoi se Jennie në fakt kishte kancer kockash në nofull.

Kjo shkaktoi një tumor në anën e majtë të nofullës dhe pavarësisht 6 seancave kimioterapie, kancerit vijoi të rritej, duke u zmadhuar gjithnjë e më shumë.

Përveç dhimbjeve dhe vështirësive në përditshmërinë e saj, e reja duhet të përballet edhe me njerëzit në internet, të cilët e tallin dhe e akuzojnë se gënjen dhe e modifikon fytyrën me Photoshop.

Aktualisht e reja po trajtohet në një klinikë në Tailandë dhe sipas mjekëve, ndonëse ajo nuk mund t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e masës, 5 seanca të tjera kimioterapie mund ta kurojnë problemin e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat