Ja si mund të shkatërrohet një Lambo 300 mijë euroshe

Ndryshe

Ja si mund të shkatërrohet një Lambo 300 mijë euroshe

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 11:51
Pamje nga shkatërrimi i Lambo-s

Dy orë iu deshën autoriteteve të Tajvanit për të shkatërruar para kamerave e gazetarëve veturën fantastike sportive.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një Lamborghini, vlera e të cilit arrinte në 300 mijë euro, e cila u shndërrua në atë mënyrë, që vlente vetëm për një hekurishte.

Arsyeja për këtë veprim, e cila shkaktoi hidhërimin e të gjithë atyre që i duan makinat, është se pronari i makinës nuk kishte paguar tatimin.

Pronari, ishte ndaluar në vitin 2013 në Murcielago në një rrugë publike në Taipei.

Gjatë verifikimit ishte vërtetuar se vetura mbante tabela të një veture të lirë, nga e cila është e qartë se pronari ishte përpjekur për të shmangur pagesën e taksave të shtrenjta për Lamborghini.

Makina ishte marrë menjëherë, dhe pastaj ishte shkatërruar për shkak se pronari për tri vjet nuk kishte paguar taksat, mjaftueshëm.

Nëse do të pyesni se pse u shkatërrua, përgjigja është: Ligji në Tajvan nuk lejon që makinat e sekuestruara të shiten në ankand.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat