Policia thyen veturën për të shpëtuar gruan e ngrirë, gjejnë diçka të pazakonshme

Ndryshe

Policia thyen veturën për të shpëtuar gruan e ngrirë, gjejnë diçka të pazakonshme

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 18:54
Vetura e ngrire

Nata në pjesët veriore të SHBA-së gjatë dhjetorit është shumë e ftohtë dhe me borë.

Temperaturat atje tashmë kanë rënë në -13. Të premten në mëngjes, një thirrës i “zhgënjyer” thirri policinë për të raportuar një grua e cila ishte ngrirë për vdekje në Hudson, Nju Jork.

Policët erdhën menjëherë në vend të ngjarjes për ta kontrolluar veturën, e hoqën borën nga vetura dhe panë një grua të ngujuar brenda.

Në shikim të parë ajo dukej një grua e vdekur, me një maskë oksigjeni të vendosur në gojë. Departamenti i Policisë në Hudson thyen veturën për ta nxjerrë atë.

Fatmirësisht, “gruaja” doli të ishte një kukull. Pronari i veturës tha se e përdori atë për trajnim mjekësor dhe ishte pak i zhgënjyer që vetura e tij ishte thyer.

Ajo duket me të vërtetë shumë reale:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat