E mposhti kancerin me ‘shpresë’

Ndryshe

E mposhti kancerin me ‘shpresë’

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 07:42
Nuray Yildirir e cila u diagnostifikua me kancer të gjirit

Nuray Yildirir e cila u diagnostifikua me kancer të gjirit kur ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë, u obligua të operohet me foshnjen në bark. Pasi ia hoqën gjirin e majtë, Yildirir e cila ende ishte 5 muaj shtatzënë e mposhti kancerin me një trajtim të veçantë të kemoterapisë dhe e lindi një djaë të cilën e quajti Umut (Turqisht: Shpresë). Zonja Nuray e cila iu kap jetës, vazhdon ti jap gji Umut’it 20-muajsh me gjirin e vetëm.

Zonja Nuray Yildirir e cila me foshnje në bark hyri në operim dhe morri kemoterapi, tha që sëmundjen e mposhti së bashku me foshnjen që e quajti Umut. Y?ld?r?r e cila po e shfaq një betejë tërespektueshme kundër kancerit, vazhdon ta ushqejë Umut’in 20 muajsh me të vetmin gji.

Kanceri i gjirit e merr vendin e parë ndër llojet e kancerit që po shfaqen tek gratë. Çdo 19 sekonda një grua diagnostifikohet me kancer të gjirit, përderisa çdo minutë vdes një grua nga kjo sëmundje. 37 vjeçarja Nuray Yildirir e cila u diagnostfikua me kancer të gjirit në muajin e tretë të shtatzënisë, u obligua të hyn në operacion së bashku me foshnjen që e kishte në bark. Pasi ia hoqën gjirin e majtë, Yildirir e cila ende ishte 5 muaj shtatzënë e mposhti kancerin me një trajtim të veçantë të kemoterapisë dhe e lindi një djalë të cilin e quajti Umut. Zonja Nuray, tregimi i së cilës ka qenë shpresëdhënës për pacientët tjerë, na përgjigji pyetjet:

Si kuptuat për sëmundjen tuaj?

Kur isha në muajin e tretë të shtatëzënisë, mu shfaq një fryerje në gjoks. Fillimisht, nuk i kushtova shumë rëndësi kësaj fryerjeje. Pasi që kuptova që mund të jetë diçka serioze gjatë vizitës te mjeku, u vendos që të kontrollohesha me ultrazë. Pas biopsisë kuptova që e kam kancerin e gjirit.
Nuray Yildirir  tha “Edhe kur isha në operimin e gjirit, ishim dy veta. Edhe djali im së bashku me mua e luftoi kancerin e gjirit. Gjithë e ndjeva pranë vetes.”

Si jeni ndjerë kur u diagnostifikuat?

Vështirë e spjegueshme, isha shokuar. Në atë çast e mendoni vetëm vdekjen. Pasi shkova te disa mjekë, u njoftova me Prof. Dr. Metin Çakmakç?. Ai tha që kishte parë shumë të reja si une dhe më tha që duhej të operohesha. Pasi ma dha datën e operimit, më drejtoi te Prof. Dr. Necdet Üskent. Mjekët që i kisha takuar para z. Necdet më kishin thënë që duhej të abortoja. Nuk munda t’i besoja veshët e mi kur profesori Necdet më pyeti ‘Përse po mendon të abortosh?’. Në Gushtin e vitit 2014 u operova dhe ma hoqën gjirin e majtë. Në muajin e 5’të të shtatzënisë, mu aplikuan 4 kura të kemoterapisë. Terapia përfundoi në Janar të vitit të kaluar, e më 25 Shkurt u lind Umut’i. Tashmë kaluan 20 muaj dhe unë po e ushqej foshnjen me një gji.
‘Umut’i më dha fuqi’.

Si ndikoi heqja e gjirit tek ju?

Kur u operova isha në muajin e 3-të të shtatëzënisë. Nuk vendosa të bëja ndonjë ndërhyrje protetike apo estetike. Familja më ndihmoi shumë që procesin ta tejkaloja pa u dëmtuar shumë. Çkado që duhet të ndodhë, duhet të ndodhë. Kanceri më mësoi që të mos i frigohesha vdekjes.
Si ishte procesi i kemoterapisë?

Filluam kur isha në muajin e 5-të të shtatëzënisë dhe u kujdesa shumë për ushqimin. Nuk pata aq probleme me stomak. Flokët më ranë dhe u pikëllova shumë. Kur u afrua koha e lindjes u entuziazmova shumë. Mezi prisja ta shihja foshnjen. Umut u lind 3 kilogram e 400 gram. Edhe djali ime luftoi kundër kancerit bashkë me mua. Po mendoj që është një femijë shumë i fortë dhe shumë i veçantë. Edhe kur isha në operimin e gjirit, ishim dy veta. Të birin e ndjeva pranë vetes. Umuti mua më dha forcë.

Image
A e keni ndonjë mesazh për ata që po e luftojnë kancerin?

Para sëmundjes shqetësoheja nga gjëra të vogla e të parëndësishme. Më nuk po i bëj problem. I mposhta paragjykimet e mia. U mësova t’i pranoj njerëzit ashtu si janë. Është e rëndësishme që pacientët të jenë pozitiv. Njeriu kur beson, mundet ta tejkalon çdo situatë.

Çdo grua duhet të kontrollohet pas moshës 45 vjeçare

Udhëheqësi i Qendrës së Shëndetit të Gjirit në Qendrën Mjekësore Anadolu – Johns Hopkins dhe Specialisti i Kirurgjisë së Përgjithshme Prof. Dr. Metin Çakmakçi, po i jep këto informata tek po e nënvizon rëndësinë e diagnozës së hershme në kancerin e gjirit.

“Çdo vit në botë rreth 1.7 milion gra diagnostifikohen me kancer të gjirit. Rreziku që një vajzë e posalindur të sëmuret nga kanceri i gjirit gjatë jetës së vet është 13%. Masa më e rëndësishme për t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit është kontrolla e rregulltë. Rreziku i kancerit të gjirit rritet me moshë. Gratë e moshave 40-45 vjeçare duhet të fillojnë të kontrollohen rregullisht te mjeku. Rekomandimi ynë është që gratë që janë të rrezikuara nga kanceri i gjirit pas moshës 40 vjeçare, përderisa gratë tjera pas moshës 45 vjeçare, t’i fillojnë kontrollat e rregullta vjetore dhe të bëjnë mamografi dhe ultrasonografi çdo vit. Afro 10% të rasteve të kancerit të gjirit janë gjenetike. Gratë që kanë raste të kancerit të gjirit në familje dhe që përdorin hormone janë në grupin e veçantë të rrezikuar dhe duhet t’i fillojnë kontrollat në moshën 20 vjeçare. Për ulje të rrezikut nga kanceri duhet që t’i kushtohet me të vërtetë rëndësi jetesës së shëndetshme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat