Në aeroportet e Japonisë do të gjeni edhe ‘letra higjienike’ për celularët

Ndryshe

Në aeroportet e Japonisë do të gjeni edhe ‘letra higjienike’ për celularët

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 10:39
Ilustrim

Japonia ka çuar një shkallë më lart reputacionin e saj për higjienën me futjen e një “Letre higjienike” për smartfonët brenda tualeteve në aeroportin ndërkombëtar Narita.

Përdoruesit janë të ftuar për përdorin një copë letër në të cilën shkruhet “Mirë se erdhët në Japoni”, për të pastruar ekranet e telefonave të tyre.

Ky shërbim i ri është instaluar në 86 dhomëzat në sallën e pritjeve në aeroportin Narita këtë muaj.

Kjo vjen në përgjigje të studimeve se ekranet e smartfonëve strehojnë më shumë mikrobe se në tualete.

Sondazhet tregojnë se vizitorët e huaj janë universalisht të impresionuar me pastërtinë e WC publike të Japonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat