23-vjeçarja që kancerin ka vendosur ta përballë ndryshe

Ndryshe

23-vjeçarja që kancerin ka vendosur ta përballë ndryshe

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 07:25
Cheyann Shaw 23-vjeçe

Disa muaj më parë, Cheyann Shaw 23-vjeçe, ishte si çdo tjetër moshatare e saj. Ajo kishte planifikuar martesën e saj, ndërsa ndiqte karrierën e saj si një blogere palestre në Seattle. Ajo ka punuar shumë për të frymëzuar femra të tjera për të ushtruar aktivitete fizike dhe për të qenë në formë.

Sot, misioni i 23-vjeçares ka ndryshuar, por mesazhi i saj mbetet e njëjtë.

Në gusht, Shaw u diagnostikua me kancer ovarian, pasi zbuloi një gungë mbi vaginë e saj. Mjekët në fillim menduan se ishte vetëm një kist ovarial dhe do e operonin, por më vonë rezultoi se ishte kancer.

Pas operacionit të parë, Shaw u diagnostikua me 3 faza të kancerit ovarial. Dy muaj më vonë ajo iu nënshtrua dhe dy operacionet e tjera dhe në tetor mjekët u detyruan t’i hiqnin shpretkë dhe një pjesë të zorrës së trashë.

Ajo është shprehur në rrjetin social Twiter se, madhësia e kancerit ishte sa një top plazhi, si dhe kishte dhe katër tumore të tjera të vogla.

Show është duke iu nënshtruar kimioterapive, por kjo nuk e ka ndaluar atë të jetë pozitive dhe optimiste për 190.000 ndjekësit e saj në Instagram.

“Besimi im më ka ndihmuar edhe më shumë dhe kjo është një arsye e madhe pse kam qëndruar pozitive gjatë kësaj kohe.”

Shaw shkruante shpesh në lidhje me luftën e saj shëndetësore në Instagram dhe në kanalin e saj në Youtube, duke u dhënë të tjerëve shpresë se mund t’ia dalin mbanë.

“Njerëzit mendojnë se kur ju keni kancer, nuk ka asnjë shans për të jetuar jetën normalisht dhe kjo është e gabuar. Unë u kam treguar të tjerëve, se edhe pse vuaj nga një sëmundje kancerogjene, unë nuk kam ndaluar në asnjë moment së jetuari dhe duke bërë gjërat që dua. Gjithashtu dua të jem një burim frymëzimi për persona të tjerë që vuajnë nga kanceri” është shprehur 23-vjeçarja.  

“I them vetes çdo mëngjes se sot është një ditë e bukur dhe duhet jetuar më së miri. Jeta është e bukur dhe në fund të ditës, unë mund të them se jam e bekuar që po jetoj. Kanceri më ka mësuar shumë gjëra dhe ndihem e bekuar që po e shpreh historinë dhe udhëtimin tim, për të ndihmuar të tjerët”. është shprehur ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat