25 vjeçarja ndërron jetë live në Facebook

Ndryshe

25 vjeçarja ndërron jetë live në Facebook

Më: 5 janar 2017 Në ora: 00:16
Keiana Herndon

Një grua ka ndërruar jetë gjatë një transmetimi live në Facebook teksa mijëra vetë e panë pa “bërë asgjë”. Bëhet fjalë për Keiana Herndon e cila mbante në krahë djalin e saj 1 vjeçar, në shtëpinë e një mikeje të saj në Arkansas, më 28 dhjetor.

Ajo e nisi videon duk kënduar dhe më pas duke biseduar për faktin se donte të rikthehej në shkollë, por shikuesit panë se si pas disa minutash sjellja e saj ndryshoi. Ajo filloi të fërkonte fytyrën dhe të shkundte kokën, shkruan Independent.

Në këtë moment, 25 vjeçarja është rrëzuar përdhe duke ndërruar jetë. Shkak i vdekjes së papritur mendohet se kanë qenë problemet me tiroidet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat