Shihni fantazma? Ja çfarë duhet të bëni

Ndryshe

Shihni fantazma? Ja çfarë duhet të bëni

Më: 14 janar 2017 Në ora: 09:19
Ilustrim

Keni parë ndonjëherë fantazma? Nëse po, çfarë keni bërë? Zakonisht personat që shohin fantazma apo demonë, menjëherë nisin kërkimet në “Google”, për ndonjë ekzorcist që e trajton këtë “sëmundje”.

Por ekspertët thonë se do të ishte më mirë të shkonit dhe të konsultoheshit me ndonjë okulist.

Sipas ekspertëve të syve, kjo mund të jetë një shenjë e një sindrome të rrallë, e cila mund të ndikojë te të gjithë ata që kanë përjetuar probleme me shikimin.

Gjithashtu ata kanë shtuar se ky është një problem i syve, ku njerëzit mund të shohin çdo lloj iluzioni të çuditshëm.

Një kirurg i ndërhyrjes me lazer në sy, David Allamby beson se përvoja surreale është më shumë se një rezultat i gjendjes së shikimit.

“Nuk është për tu habitur që të sëmurë të tillë natyrisht  supozojnë se kanë pasur një përvojë paranormale ose të mbinatyrshme. Realiteti sidoqoftë, është se ata kanë parë thjesht një simptomë të diçkaje që nuk janë të vetëdijshëm. Nëse jeni duke parë fantazma, zana, demonë apo dhe alienë, ju duhet të bëni një test të syve menjëherë përpara se gjendja të përkeqësohet”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat