Tmerruese: Hedh të dashurën nga shkëmbi dhe e filmon

Ndryshe

Tmerruese: Hedh të dashurën nga shkëmbi dhe e filmon

Më: 15 janar 2017 Në ora: 00:29
Pamje nga video

Një video shqetësuese është postuar në së fundmi rrjetet sociale, ku një djalë shfaqet duke shtyrë një vajzë nga shkëmbi. Siç shkruan britanikja “Mirror”, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka pa kripë apo për një ngjarje reale.

Në videon e postuar në YouTube me titullin “Si të heqësh qafe shpejt një vajzë”, shfaqet një çift i ri pranë detit në Francë.

Fillimisht gjithçka duket tepër romantike. Ata shihen teksa janë kapur përdore dhe ndodhen në majë të një shkëmbi duke shijuar pamjen.

Në një moment vajza kthehet nga partneri i saj, i cili e mban nga njëra dorë dhe më pas e shtyn. Në fund ajo shfaqet pa ndjenja përtokë dhe në këtë moment videoja mbaron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat