Pas dhimbjeve të kokës zbuloi se vuante nga kanceri

Ndryshe

Pas dhimbjeve të kokës zbuloi se vuante nga kanceri

Më: 24 janar 2017 Në ora: 07:34
David McClean me gruan e tij

Kur David McClean nisi të vuante nga dhimbjet e kokës mori disa paracetamolë dhe refuzoi që dhimbja t’i prishte ditën.

Megjithatë, në vetvete, ato fshihnin një të vërtetë të hidhur.

52 – vjeçari ishte një njeri i shëndetshëm dhe nuk kishte përdorur kurrë ilaçe. Por kur nisi që të ngatërronte fjalët, duke kërkuar për më shumë “makinë” në çaj, gruaja e tij Dawn vendosi t’i linte një takim tek mjeku. Pas skanerit, ata zbuluan dy hije në trurin e David.

Testet e analiza e mëtejshme treguan se babai i dy fëmijëve nga Belfast, Britani, vuante nga glioblastoma e gradës së katërt, një lloj i rrallë dhe agresiv kanceri.

Mjëket paralajmëruan familjen se David kishte vetëm pak muaj jetë, nëse nuk i nënshtrohej trajtimit. Ata i thanë se me gjashtë javë radioterapi dhe kimioterapi, ai mund të jetonte 12 deri në 15 muaj.

Duke refuzuar që të humbte bashkëshortin e saj, Dawn kontaktoi me specialistë në Londër dhe një kirurg iu përgjigj lutjeve të saj, duke marrë përsipër operacionin për heqjen e tumorit të 52 – vjeçarit.

Kështu, në Nëntor ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati 8 orë. Për shkak të natyrës tmerrësisht agresive të sëmundjes, mjekët e paralajmëruan David se nëse do të ndalonte trajtimet me radio dhe kimioterapi, qelizat kancerogjene do të rishfaqen brenda muajve.

Tashmë, shpresa e tij e fundit është imunoterapia, e konsideruar si hapi më i madh në luftën kundër kancerit që prej zbulimit të kimioterapisë, në 1940 –ën.

Për t’iu nënshtruar këtij trajtimi, familja e 52 – vjeçarit po përpiqet të mbledhë fonde për t’i shpëtuar atij jetën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat