Letra e fundit adoleshentes që u vetëvra

Ndryshe

Letra e fundit adoleshentes që u vetëvra

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 10:17
Cassidy Trevan

Një nënë, vajza e të cilës ka vrarë veten pasi është përdhunuar e ka publikuar letrën e saj përpara se të vdiste.

Cassidy Trevan, ka treguar se është ngacmuar shumë në shkollë dhe para dy viteve u përdhunua.

Ajo më pas nuk kishte mundur ta tejkalojë këtë eksperiencë të tij dhe i mori vetes jetën në dhjetor të vitit 2015.

Tani, është publikuar një letër të cilën ajo e kishte shkruar disa orë përpara se të vetëvritej.

15 vjeçarja kishe shkruar se qëllimi i letrës ishte për t’i paralajmëruar nxënësit e tjerë për rrezikun që vjen nga ngacmimet nga moshatarët.

Ajo ishte në një shkollë të mesme në Melbourne dhe ka thënë që stafi i shkollës e dinte për këtë gjë, por nuk kishin bërë asgjë për ta ndihmuar.

Në letrën e saj, adoleshentja kishte shpjeguar se si ishte ngacmuar e më pas edhe përdhunuar.

Më poshtë mund ta lexoni gjithë letrën e saj:

“Isha nxënëse në shkollë në Molbourne e u përdhunova nga disa nxënës të tjetër, të cilët ende ndjekin mësimin. E di që mund të tingëllojë si mënyrë për të tërhequr vëmendjen, por nuk është ashtu. Kam shumë arsye për ta bërë këtë gjë, arsye të cilat do t’i shpjegojë.

Dua që t’i paralajmëroj njerëzit e tjerë (studentët e më së shumti prindërit), për atë se çfarë ndodhi pasi që jam e shqetësuar se ajo që më ndodhi mua mund t’i ndodh gjithkujt. Ju keni fuqinë për ta ndaluar këtë. Vetëm kujtojeni, që ata që më bënë këtë ishin nxënës në shkollën time.

Nuk dua ta bëjë këtë që të hakmerrem ndaj atyre që më përdhunuan, e atyre që më ngacmuan për përdhunimin e gjëra të tjera. Siç e ceka më lart nuk dua ta bëjë këtë gjë për vëmendje, e dua që këtë gjë ta keni të qartë. Ajo se çfarë më ndodhi mua, ndodhi pasi edhe stafi i shkollës nuk bëri asgjë për të më ndihmuar. Detyra ime është që t’ju paralajmëroj dhe të ju bëjë të vetëdijshëm për atë që ndodhi.

Por këtë gjë po e bëjë edhe për veten. Dua që më në fund pas një viti e gjysmë të qëndroj e vetme. Është e çuditshme se sa shumë nxënës të shkollës time kanë dëgjuar historinë time. Madje ndodh që ende njerëzit më kontaktojnë në Facebook dhe më quajnë të përdalë.

Kam ndërruar shkolla, kam ndërruar shtëpi e ata sërish më kontaktuan që të më ngacmonim. Nuk mundem t’i ndalojë njerëzit që të bëjnë thashetheme, por së paku mund të tregojë se çfarë ndodhi.

Emri im është Cassidy Trevan, dhe kam qenë e përdhunuar.

Nëse dikush ju ngacmon, luftojeni. Luftojeni! Nëse nuk tregoni atëherë do të pendoheni për gjithë jetën tuaj”, shkruhet në letrën e adoleshentes që vrau veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat