Dashuria që sfidoi kritikat/Çifti me sindromën Down 22 vjet bashkë

Ndryshe

Dashuria që sfidoi kritikat/Çifti me sindromën Down 22 vjet bashkë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 20:34
Maryanne dhe Tommy Pilling

Një çift me sindromën Down ka hedhur poshtë të gjitha kritikat që iu bënë kur u fejua 22 vite më parë. Gjithashtu çifti ka frymëzuar edhe mijëra persona në “Facebook” me historinë e tyre të dashurisë. Maryanne dhe Tommy Pilling mendohet se është çifti i parë me sindromën Down që u fejua, në vitin 1995 dhe që mori mjaft kritika. Që të dy kishin rreth 18 muaj që takoheshin, para se Tommy t’i propozonte Maryanne-s.

Ata u martuan në korrik të vitit 1995. Tani, 22 vjet më vonë, 45-vjeçrja dhe 59-vjeçari janë ende së bashku dhe të dashuruar me njëri-tjetrin si ditën e parë. Motra e gruas, Lindi Newman ka hapur një faqe në “Facebook” ku tregon romancën e bukur të çiftit.

“Kur Maryanne takoi për herë të për Tommy, ajo erdhi në shtëpi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Ajo nuk mundte të ndalonte së foluri për të, madje pyeti edhe nëse mund të vinte për darkë”, tregon Lindi. Ajo ka shtuar se pas 18-muajsh lidhje, Tommy shkoi në shtëpinë e tyre për të kërkuar dorën e të dashurës. Nëna e saj ishte dakord dhe i ndihmoi me gjithçka. “Maryanne që kur ishte e vogël ëndërronte një fustan të bardhë e një dasme të bukur, e në fakt ashtu e kishte. Ishte një ditë e paharrueshme”, tha Lindi.

 “Kur ata u martuan, shumë njerëz ishin kundër dhe nisën duke kritikuar, pasi sipas tyre personat me sindromën Down nuk mund të martoheshin. Por ne gjithashtu morëm edhe shumë mesazhe prekëse nga njerëz që u frymëzuan nga kjo ngjarje”, shton motra e 45-vjeçares. Tashmë çifti jeton në një shtëpi të tyre, ku fqinj kanë familjet për t’i ndihmuar në rast nevoje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat