E thithura në qafë nga e dashura, ia mori jetën 17 vjeçarit

Ndryshe

E thithura në qafë nga e dashura, ia mori jetën 17 vjeçarit

Më: 5 mars 2017 Në ora: 08:22
Ilustrim

Një moment pasioni i ka kushtuar jetën një djaloshi 17-vjeç, i cili vdiq për shkak të një iktusi të provokuar nga një e thithur e thjeshtë në qafë nga e fejuara. Adoleshenti nga “Città del Messico”, Julio Gonzalez Macias ishte në tavolinë me familjen kur nisi të kishte konvulsione. 

Sipas Daily Mail e dashura i kishte lënë një shenjë në qafë pak orë më parë dhe ishte pikërisht gjaku i mpiksur i saj që udhëtoi drejt trurit. Ndërhyrja mjekësore ishte e mënjehershme, por Julio vdiq pak kohë më pas. E fejuara një 24-vjeçare ndodhet në një gjendje të rëndë ndërsa akuzohet për vrasje nga familja e djalit.

Ky rast në Meksikë nuk është i vetëm. Në vitin 2011 në Zelandën e Re një grua 44 vjeçare mbeti pjesërisht e paralizuar pasi pati një iktus në rrethana të ngjashme. Edhe në atë rast mjekët pamë një arterie të dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat