Lin Zhouqiang, 23 vjeç dhe gruaja e tij Xu Qinqin, 21 vjeçe kanë shkrirë zemrat e miliona njerëzve në Kinë me historinë e jashtëzakonshme të dashurisë së tyre.
Qinqin ishte tallur nga fqinjët e saj, shokwt dhe madje nga anëtarët e familjes për shpërfytyrimin e fytyrës, deri sa ajo u takua me Zhouqiang, i cili i tërhoq shumë nga zemra e saj.
Çifti jeton në Yuechi County, në jug-perëndim të Kinës. Historia e tyre e dashurisë është diskutuar gjerësisht nga banorët e fshatit Zhengjiaba, kur çifti u martua muajin e kaluar. Sipas raportit, vendasin trembeshin prej pamjes së Qinqin, ndërsa të tjerët e lavdërojnë për dashurinë e tyre të vërtetë.
Qinqin është shpërfytyruar kur ishte 29 ditësh, pasi një mi i kafshoi hundën dhe mishin rreth syve të saj. Nëna e saj Lin Guangzhen, kujton ditën kur ka ndodhur aksidenti.
Gruaja që kishte pesë fëmijë, ishte duke punuar në fermë dhe e kishte vendosur Qinqin në një shportë në dhomën e saj, përpara se të dilte të punonte, duke i lënë të gjithë fëmijët e saj pa mbikëqyrje.