Vdes nga gjakderdhja në tru për ditëlindje - gjashtë persona tjerë shpëtojnë nga organet e saj

Ndryshe

Vdes nga gjakderdhja në tru për ditëlindje - gjashtë persona tjerë shpëtojnë nga organet e saj

Më: 19 mars 2017 Në ora: 18:33
Marsh nga Auckland

Një studente e cila filloi të kishte dhimbje koke përderisa ishte duke e festuar ditëlindjen e saj të 20’të me miqtë, vdiq vetëm disa orë më vonë.

Fotografitë e publikuara në internet shfaqin vajzën nga Auckland, Zelandë të Re në momentet e fundit të jetës së saj, përderisa po bënte dolli me miqtë.

Rreth dy orë pasi u bë fotografia, Marsh pësoi gjakderdhje në tru dhe vdiq, raportoi New Zeland Herald.

Mjekët i thanë familjes se ajo nuk kishte gjasa të shpëtonte dhe pasi ishte në kujdesin intensiv, ata morën vendimin pikëllues për ta hequr vajzën nga pajisjet mbështetëse për jetën.

Por vdekja tragjike e 20 vjeçares shpëtoi më pas jetën e gjashtë të tjerëve. Në ditëlindjen e saj të 20’të, studentes iu hoqën organet për dhurim, duke shpëtuar jetën e gjashtë njerëzve që kishin nevojë për disa organe.

Nëna e Marsh, Kthyrn tha për gazetën: “Gabby-t i pëlqente të bënte gjëra për njerëz, dhe kjo është dhurata më e madhe dhe më mahnitëse e saj. Gabby ishte pasionante, argëtuese dhe e dashur”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat