Çfarë fshihet pas fotos që Facebook e ka fshirë disa herë

Ndryshe

Çfarë fshihet pas fotos që Facebook e ka fshirë disa herë

Më: 31 mars 2017 Në ora: 21:19
Ilustrim

Një përqafim mes babait dhe të birit në dush, ka qenë kjo fotoja e cila është fshirë shumë herë nga Facebook. Por, çfarë fshihet pas kësaj fotoje për të cilën u fol shumë, madje përdoruesit e Facebook e gjykuan atë për fshirjen e saj.

Kjo fotografi është bërë që në datë 2014. Djali i vogël ishte i sëmurë dhe vetëm villte. Babai e merr të birin dhe të dy futen në dush që djalit t’i binte temperatura. Mamaja kur e pa këtë moment nuk qëndroi dot pa e fotografuar.

“Thomas kishte kaluar orë të tëra në dush me tim shoq, duke tentuar të ulte temperaturën. Shpresonim të mos bëhej fjalë për dicka më të rëndë, por arritëm ta mbanim nën kontroll situatën.

Kur u ula pranë tyre, u preka nga skena e të dyve bashkë.

Nuk mund të rrija pa e shpërndarë këtë foto e cila tregon një dashuri të pastër prindërore. Që në vitin 2014 e kam shpërndarë disa herë dhe disa herë më është fshirë e censuruar nga Facebook”.

Facebook e kishte hequr këtë foto për shkak se kjo foto thyente rregullat e tij, por ishin të shumtë njerëzit që e gjykuan Facebook pasi mësuan historinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat