Priste që kanceri t’i merrte shpirtin, vajza la një mesazh prekës për botën

Ndryshe

Priste që kanceri t’i merrte shpirtin, vajza la një mesazh prekës për botën

Më: 1 prill 2017 Në ora: 14:08
Athena Orchard

Athena Orchard, 12 vjeçe, luftoi një betejë të guximshme me kancerin, por vdiq tragjikisht javën e shkuar.
Ajo vuante nga një kancer i rrallë kockash. Familja e saj gjeti pak ditë pas vdekjes së vajzës një mesazh prekës në pjesën e pasme të pasqyrës në dhomën e saj.

Ajo kishte filluar ta shkruante që kur u diagnostikua me kancer në dhjetor të vitit të kaluar. Vajza shkruante:

“Çdo ditë është e veçantë, shijoje. Mund të zbulosh se ke një sëmundje vdekjeprurëse nesër ndaj kalo bukur çdo ditë. Jeta është e keqe vetëm nëse ti e bën të tillë. Lumturia varet nga ne… Ndoshta nuk ka rëndësi fundi i lumtur, por historia… Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim. Dashuria nuk ka të bëjë me gjetjen e dikujt për të kaluar jetën, ka të bëjë me gjetjen e dikujt pa të cilin nuk mund të bësh përpara. Lumturia është një drejtim, jo një destinacion”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat