Ky shofer i shkatërron 4 makina për një sekondë

Ndryshe

Ky shofer i shkatërron 4 makina për një sekondë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 15:55
Pamje nga video

Është kapur në kamera momenti kur një makinë i godet katër makina të tjera të parkuar, duke i dëmtuar keq ato.

Makina e llojit Peugeot 308 me ngjyrë të kuqe shihet në video duke ardhur me shpejtësi të madhe dhe përfundon duke i goditur katër makina të parkuara në rrugë, Cleethorpes, Lincolnshire, në Angli.

Shoferi, në pantallona të shkurtër të kuqe, shihet duke dal nga makina dhe ikur nga vendi i ngjarjes. Më pas shihen duke dal nga makina një burrë dhe një grua me një qen në dorë.

Nuk raportohet për të lënduar, pos dëmeve të shkaktuar ndaj automjeteve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat