Studimi: Fëmija i parë është zakonisht i preferuari i prindërve, sipas hulumtuesve

Ndryshe

Studimi: Fëmija i parë është zakonisht i preferuari i prindërve, sipas hulumtuesve

Më: 23 prill 2017 Në ora: 21:06
Ilustrim

Një studim i kryer së fundi nga shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko ka zbuluar se shumica e prindërve e kanë një fëmijë të preferuar, dhe ai është zakonisht fëmija i lindur i pari.

Shkencëtarët kalifornianë konstatuan se nga 768 çifte të cilët morën pjesë në studim, 70 për qind e nënave dhe 74 për qind e baballarëve e pranuan se një prej fëmijëve të tyre ishte më i preferuar. Çiftet pjesëmarrës në studim i kishin nga dy fëmijë të lindur në një hark kohor katërvjeçar.

Edhe pse nuk u dakorduan saktësisht se cili prej dy fëmijëve të tyre ishte i preferuari, rezultatet e studimit erdhën në përfundimin se në shumicën e rasteve për prindërit më afër zemrës ishte fëmija më i madh.

Edhe fëmijët morën pjesë në hulumtim. Pjesëmarrësit e rinj të studimit duhej të përgjigjen nëse prindërit e tyre i trajtonin ata ndryshe nga vëllai apo motra dhe nëse kjo sjellje prindërore ndikon në vetëbesimin e tyre.

Në shumicën e rasteve, fëmijët më të vegjël u përgjigjën se ata kishin vetëbesim më të ulët për shkak se u dukej që prindërit e favorizojnë vëllanë apo motrën e tyre më të madhe, dhe nga kjo studiuesit konstatuan se prindërit zakonisht u kushtojnë vëmendje të veçantë fëmijëve më të mëdhenj.

Studimi u udhëhoq nga Katherine Conger, profesoreshë në Departamentin e Studimeve dhe Zhvillimit Familjar në Universitetin e Kalifornisë, transmeton Koha.net. Ajo e pranoi se ishte e habitur nga rezultatet e studimit, për shkak se priste që pikërisht fëmijëve më të mëdhenj do t’u dukej se ndaj tyre prindërit silleshin padrejtësisht në krahasim me fëmijët më të vegjël.

“Hipoteza jonë është se në fëmijën më të madh, apo fëmijën e parë, do të ndikojë më fuqishëm perceptimi i raportit të ndryshëm prindëror në lidhje me statusin e tyre si fëmija më i madh në familje, por doli e kundërta”, thotë Conger.

Studimet e tjera në të cilat u studiuan marrëdhëniet ndërmjet vëllezërve dhe motrave, kanë treguar se gjasat që fëmijët më të mëdhenj të bëhen obesë – ishin më të vogla se tek më të vegjlit, si dhe fëmijët më të mëdhenj ishin më inteligjentë se të vegjlit, pavarësisht nga gjinia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat