Tenton të bëjë vetëvrasje, hidhet në kafazin e luanëve lakuriq

Ndryshe

Tenton të bëjë vetëvrasje, hidhet në kafazin e luanëve lakuriq

Më: 24 prill 2017 Në ora: 13:40
Tenton të bëjë vetëvrasje

Dy luan janë vrarë pasi sulmuan një njeri që kërceu lakuriq në kafazin e tyre, për të kryer vetëvrasje.

Burri kishte hyrë në kafazin e tyre dhe më pas ishte zhveshur plotësisht, para se launët ta sulmonin.

Gjithçka filloi kur 20 vjeçari, Franco Luis Ferrada, pasi u zhvesh, u tall me luanët. Fillimisht, luanët e injoruan, por më pas iu hodhën.

Derisa luanët po e sulmonin burrin, punëtorët tentuan që të gjuanin me shigjetë në mënyrë që t’i vënë në gjumë, por gabuan, duke e sulmuar Ferradën.

Atëherë, ata u detyruan që t’i gjuajnë me armë, duke i vrarë luanët.

Një shkrim vetëvrasjeje u gjet në rrobat e Ferradës, pasi shkoi në spital në gjendje shumë të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat