Foshnja s’ndalon së qeshuri pasi mbylli veten në makinë

Ndryshe

Foshnja s’ndalon së qeshuri pasi mbylli veten në makinë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 11:36
Toddler Brandon Emery

Toddler Brandon Emery, 14 muajsh, u mbyll aksidentalisht në makinën e nënës së tij, por shumë shpejt zjarrfikësit erdhën për ta shpëtuar.

Gjithçka filloi kur nëna e Brandon, Kirsty Green, kishte vendosur çelësat e makinës në bagazh, derisa ajo po e ngarkonte veturën me sende ushqimore.

Djali i saj shtypi butonat për ta mbyllur makinën përbrenda, dhe nuk kishte asnjë mënyrë që ajo ta nxirrte jashtë.

“Unë isha pak në panik fillimisht, pyesja veten si do ta nxirrja”, ka thënë nëna e Brandon për Daily Mail.

“Për fat të mirë disa blerës të tjerë erdhën për të më ndihmuar dhe një zonjë telefonoi 101”.

Ekipet e shpëtimit, në Cornwall, Angli, arritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe filluan t’i përdornin mjetet e vogla të dorës në makinë për ta nxjerrë foshnjën.

Fëmija ishte i lumtur çdo moment dhe nuk mund të ndalonte buzëqeshjen. Megjithatë, ai pastaj gjeti një monedhë brenda makinës dhe e vuri në gojën e tij.

“Ky ishte momenti kur unë fillova të jem edhe më shumë në panik”, ka thënë Green.

“Unë mendova: “O Zot çka nëse ai mbytet me të”.

Zjarrfikësit reaguan me shpejtësi dhe thyen dritaren e pasme të makinës, duke e kthyer Brandon tek nëna e tij para se të ndodhte ndonjë gjë e keqe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat