E mbijetuara nga sulmi me acid gjen dashurinë

Ndryshe

E mbijetuara nga sulmi me acid gjen dashurinë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:58
26-vjeçarja e cila u sulmua nga një i afërm në vitin 2012, tha se po ndjehet për mrekulli

Lalita Ben Bansi, një viktimë e sulmeve me acid, festoi ditën e saj më të rëndësishme – martesën, në afërsi të Mumbai, gjatë kësaj jave.

“Kush do të kishte menduar se pas një sulmi me acid dhe 17 operacione, do të gjeja dashurinë. Por ja që ndodhi”, tha ajo për Hindustan Times në ceremoninë në Thane..

Ajo e gjeti burrin e saj Ravi Shankar, falë një numri të gabuar.

26-vjeçarja e cila u sulmua nga një i afërm në vitin 2012, tha se po ndjehet për mrekulli.

Dasma u ndoq nga shumë yje të Bollyëood, përfshirë aktorin Vivek Oberoi, i cili u takua me zonjën Ben Bansi në një ngjarje për të mbijetuarit nga sulmi me acid.

Ylli e quajti nusen “një heroinë”.

Ai gjithashtu vlerësoi dhëndrin, që e do për atë që është.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat