8-vjeçari varet në mure për disa pëlqime në Facebook

Ndryshe

8-vjeçari varet në mure për disa pëlqime në Facebook

Më: 27 maj 2017 Në ora: 10:34
Pamje nga videoja

Një fëmijë rreth moshës 8 vjec ka publikuar disa pamje ku rrezikon jetën e tij për të marrë disa pëlqime më tepër në rrjetin social, Facebook.

Miku i tij 12-vjecar e ka filmuar teksa varej në tre pozicione të ndryshme nëpër mure, ku lartësia ishte shumë e madhe.

Në videon e publikuar, ata kanë shkruajtur se nëse njerëzit do të klikonin butonin ‘like’ atëherë do të sillnin veprime të tjera në muret e qytetit Dimitrovgrad në Rusi.

Ky rast është raportuar në polici, të cilët po punojnë me një grup për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe po hetojnë për ndonjë krim të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat