Nëna la foshnjën trejavëshe në dhomë me tre pitbullë për vetëm pesë minuta, kur u kthye e gjeti të masakruar

Ndryshe

Nëna la foshnjën trejavëshe në dhomë me tre pitbullë për vetëm pesë minuta, kur u kthye e gjeti të masakruar

Më: 31 maj 2017 Në ora: 18:10
Vogëlushja Susannah Jean Murray, kishte mbetur vetëm në dhomë me qentë, dhe kur nëna e saj u fut në dhomë për ta parë si ishte, kishte mbetur e shokuar kur e pa me prerje të shumta në fytyrë

Një nënë e pakujdesshme kishte lënë foshnjën e saj trejavëshe për vetëm pesë minuta në një dhomë me tre pitbullë, për tu argëtuar me disa mysafirë në oborrin e shtëpisë në Michigan. Por kjo mjaftoi, që në këtë familje të ndodh një tragjedi e paparë deri më sot.

Vogëlushja Susannah Jean Murray, kishte mbetur vetëm në dhomë me qentë, dhe kur nëna e saj u fut në dhomë për ta parë si ishte, kishte mbetur e shokuar kur e pa me prerje të shumta në fytyrë.

Pranë saj po qëndronte njëri nga pitbullët që kishte turinjtë e mbushur me gjak. Por edhe pse foshnja është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe është operuar, ajo të nesërmen ka vdekur.

“Vogëlushja jonë Susannah, vetëm trejavëshe, i është bashkuar engjëjve tjerë në qiell”, ka shkruar nëna e fëmijës.

Lidhur me këtë tragjedi askush nuk është arrestuar, kurse qentë janë dërguar në një qendër strehimore.

“Kur keni një fëmijë në shtëpi, të rriturit nuk guxojnë ta lënë vetëm as për edhe një minutë. Kjo ngjarje tragjike le të shërbej si kujtesë për të gjithë, që të mos i lëmë fëmijët pa mbikëqyrje në veçanti nëse afër tyre janë qentë “, ka bërë të ditur një zyrtar policor.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat