Rrëfimi prekës i gruas që kanceri ia mori njërin gji: Dy foshnje, një gji

Ndryshe

Rrëfimi prekës i gruas që kanceri ia mori njërin gji: Dy foshnje, një gji

Nga: H.Orana Më: 1 qershor 2017 Në ora: 01:34
Estelle Goddard

Një nënë trimëreshë ka thënë se ajo ushqen me gji dy djemtë e saj binjakë, pavarësisht se ajo ka vetëm një gji.

Estelle Goddard nga Exeter, kishte një operacion në qershor të vitit 2008, pasi ajo u ndesh me kancerin e gjirit.

40 vjeqarja ka thënë se kimioterapia e saj e ka bërë të vështirë që ajo të bëhet nënë.

Por në vitin 2015 pas kishte lindur një djalë të vogël, ajo zbuloj se priste vajza binjake.

Në maj të vitit të kaluar Jasmine dhe Saffron kanë lindur secila me peshë 5lb.

Në vitin 2004 kur ajo ishte vetëm 27 vjet, Estelle u diagnostfikua me një formë të rrallë të kancerit të gjirit të cilën e zbuloj duke u veshur.

Ajo shpjegoi: "Lloji i kancerit që unë kisha ishte më i zakonshëm tek gratë që janë në menopauzë".

"Ishte tepër i rrallë, por unë e kam luftuar atë".

"Kam humbur të gjitha flokët dhe kjo më ka bërë shumë të sëmurë"

Pas trajtimit të saj, Estelle kishte kontrolle të rregullta.

Por katër vjet më vonë u zbulua se ajo ka një tjetër lloj të kancerit të gjirit.

Kirurgët vendosen se ishte më e mira që t'ia hiqnin plotësisht gjirin e majtë për të parandaluar kthimin e kancerit.

Estelle tha: " Humbja e një gjiri nuk më ka sfduar. Nëse me këtë do të hiqja kancerin, ishte një qmim i vogël për ta paguar".

Kur Estelle ishte 31 vjeqare dhe bashkëshorti i saj Martin 39 vjeq, ata vendosën të fillonë një familje.

Quditërisht, vetëm disa muaj më vonë, në janar të vitit 2012 ajo mbeti shtatëzënë dhe lindi djalin e tyre, Blaine.

Estella kujtoi: "Mjekët më kishin paralajmëruar se unë mund të luftoja për ta ushqyer me gji".

"Por Blaine mbërthente në gjirin tim sikurse një pro"./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat