Sherr natën në Tiranë/ Gruaja i sulet komshiut: Bir ku*ve, ta shqyej gojën

Ndryshe

Sherr natën në Tiranë/ Gruaja i sulet komshiut: Bir ku*ve, ta shqyej gojën

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 08:33
Pamje nga video

Është mesi i natës, por për banorët e Kombinatit në Tiranë, duket se është koha më e mirë për të sqaruar problemet mes tyre duke “alarmuar” lagjen dhe shpërthyer në të shara e ofendime.

JOQ publikon video, nga dy pozicione të ndryshme, nga qytetarë që me sa duket janë duke “shijuar shfaqjen” që po ndodh.

Mendohet se shkak i këtij sherri është çështja e hedhjes së mbeturinave. Në video mund të dëgjohet qartë gruaja e cila i vërsulet një burri, që me shumë gjasa është komshiu i saj: “Ato shishe i kam hedhur unë, mor bir ku*ve” dhe më pas shpërthen në kërcënime si: “Ta shqyej gojën”.

Diskutimi mes tyre duket se ka shkaktuar mjaft tension, saqë ka përfunduar dhe në një sherr, jo vetëm verbal, por edhe fizik.

Në video dëgjohen shuplaka dhe ngritje zërash dëgjohen në video, sa dyshohet që prezent të jetë dhe një polic për të qetësuar gjendjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat