Nxënësi vonohet 30 minuta në shkollë, prindi i dënohet me gjobë

Ndryshe

Nxënësi vonohet 30 minuta në shkollë, prindi i dënohet me gjobë

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 08:05
Ilustrim

Këshilli i mësimdhënësve dhe zyrtarëve të arsimit në West Middlands, po parashikojnë ligjin me të cilin detyrohen prindërit të paguajnë nga 70 euro, nëse fëmija tyre vonohet për 30 minuta në shkollë.

Madje, familjet detyrohen të paguajnë nga 140 euro, po që se fëmija i tyre vazhdimit dështon të shkojë me kohë në orët mësimore.

Por, kjo shumë do të reduktohet për gjysmë, nëse paguhet brenda 21 ditëve.

Këto masa pritet të ndërmerren, në përpjekje që të vetëdijesohen prindërit dhe t’i dërgojnë fëmijët me kohë në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat