Momenti i tmerrshëm kur nusja vdes pasi helikopteri që po e çonte në altar rrëzohet

Ndryshe

Momenti i tmerrshëm kur nusja vdes pasi helikopteri që po e çonte në altar rrëzohet

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 23:53
Pamje nga videoja

Një video e frikshme e publikuar online tregon momentin kur një nuse vdes pak minuta para se të martohej pasi helikopteri që po e çonte drejt altarit, si një surprizë për bashkëshortin e saj të ardhshëm u rrëzua vetëm pak metra larg vendit ku do të zhvillohej ceremonia.

Rosemere do Nascimento Silva, nga Sao Paulo, Brazil humbi jetën dhjetorin e vitit të shkuar bashkë me tre personat e tjerë që ndodheshin në bordin e helikopteri – piloti, vëllai i saj dhe fotografja që ishte 6 muajshe shtatzënë.

I fejuari i saj 32-vjeçar Udirley Damasceno priti më kot në altar, pasi bashkëshortja e tij e ardhshme nuk arriti kurrë atje e gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat