Besojeni ose jo, ky njeri bën dashuri me makinën e tij

Ndryshe

Besojeni ose jo, ky njeri bën dashuri me makinën e tij

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 10:42
Darius Monty

Pronari i një lokali nate në Angli vuan nga një sëmundje, gjegjësisht gjendje seksuale të quajtur mekanofilia.

Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, 35-vjeçari, ka rënë në dashuri me veturën e tij Jaguar X-Type, me ngjyrë ari.

Bëhet fjalë për Darius Monty, i cili vuan nga një çrregullim si pasojë e të cilit njerëzit bien në dashuri me sende të pajeta.

Dhe objekti i pajetë në të cilin ka rënë në dashuri pronari i lokalit është një veturë të cilën ai e quan “Goldie”, të cilën ai e kishte blerë dy vjet më parë për vetëm 2 mijë funte.

E Monty rreth gjendjes së tij ka thënë: “Nuk pres që njerëzit ta kuptojnë sepse nuk është diçka që e as unë vetë nuk e kuptoj plotësisht. Unë nuk e kam zgjedhur këtë, por unë kam rënë në dashuri me një veturë, ashtu siç burrat e tjerë bien për gratë”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat