I kalon çdo kufij njerëzorë ajo që ka ndodhur në Birmingham të Britanisë, ku një person me mercedes të zi shtyp një kalimtar.
Ai nuk ndalon për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por i kalon sipër dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Drejtuesi i makinës e la kalimtarin me dëmtime në trup dhe kokë, çka i shkaktuan vdekjen.
E gjithë skena është filmuar nga një kamerë “GoPro” e një motoristi që po kalonte aty. Ai madje, i irrituar, dëgjohet të thërrasë: të kam filmuar o plehrë.
Drejtuesi është në kërkim nga policia britanike.