Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbejë çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë”

Ndryshe

Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbejë çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë”

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 13:15
Ajo po kthehej në shtëpi me bashkëshortin me një veturë të bardhë të tipit Range Rover, por në ato momente prapa tyre shfaqet një veturë tjetër Mercedes nga e cila del një burrë i armatosur.

Një burrë i armatosur i cili tenton të rrëmbej një çift që ishin brenda veturës së tyre, ia kanë bërë “8 me 2” sulmuesit kur burri që ishte brenda veturës reagon shpejt duke e futur gruan në veturë, dhe largohen nga vendi i ngjarjes duke i lënë me “gishta në gojë” rrëmbyesit.

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike, shfaqin momentin kur gruaja Anelle Hills nga Midrand në Johannesburg në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut, del nga vetura dhe vëren një burrë i cili i vërsulet nga prapa me armë në dorë.

Ajo po kthehej në shtëpi me bashkëshortin me një veturë të bardhë të tipit Range Rover, por në ato momente prapa tyre shfaqet një veturë tjetër Mercedes nga e cila del një burrë i armatosur.

Por, bashkëshorti i Anelle tregohet i shkathët, dhe i thotë gruas të futet brenda dhe fillon të lëviz nga prapa duke u larguar nga vendi i ngjarjes duke i lënë të habitur kidnapuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat