Vetura familjare tërhiqet zvarrë nga kamioni që doli prej kontrolli

Ndryshe

Vetura familjare tërhiqet zvarrë nga kamioni që doli prej kontrolli

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 15:56
Pamje nga aksidenti

Scott Hall ka qenë duke vozitur së bashku me familjarët në një autostradë në Kent të Anglisë, kur është goditur nga një kamion.

Shoferi i kësaj makine, që besohet se ka qenë duke folur në telefon, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për veturën e tyre, duke i tërhequr zvarrë për disa metra.

“Shpëtuam gjallë dhe pa lëndime, por makina është dëmtuar rëndë. Vajza ime ka përjetuar tronditje të madhe në momentin e aksidentit”, ka shkruar Hall lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni momentin e daljes nga shiriti, si dhe reagimi i vogëlushes që u frikësua shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat