Kaloi 30 kilometra, me pitonin brenda veturës

Ndryshe

Kaloi 30 kilometra, me pitonin brenda veturës

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 07:23
Pitoni i fshehur nën kapak

Shoferi i paemëruar ka udhëtuar për afro 30 kilometra, nga Noosa deri në Queensland të Australisë, me një gjarpër në pjesën e brendshme të veturës.

Reptili i gjatë tre metra, besohet se ka hyrë nën kapak derisa ai ndodhej për shëtitje në një pjesë malore dhe ka qëndruar pranë motorit të nxehtë.

Image
Pitoni i fshehur nën kapak

Me të hyrë brenda, pitoni është përshtatur shumë me gypat edhe elementet tjera, duke u bërë pothuajse i padukshëm.

Ekipi profesionist që merret me largimin e kafshëve të egra, ka intervenuar për ta nxjerrë prej aty pa e lënduar apo dëmtuar veturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat