Parkimi i lodhtë në hapësirën dy herë më të madhe se vetura

Ndryshe

Parkimi i lodhtë në hapësirën dy herë më të madhe se vetura

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 07:48
Për një moment, ajo ka dalë përjashta, për të parë se ku ka arritur me manovrat e mundimshme.

Banorët e një ndërtese në Geraardsbergen të Belgjikës, kanë shikuar për mbi tre minuta një shofere që nuk mundte ta parkonte veturën e saj të vogël.

Megjithëse hapësira ishte dy herë më e madhe se makina që voziste, ajo shkonte para dhe pas në pamundësi të ndalonte si duhet.

Për një moment, ajo ka dalë përjashta, për të parë se ku ka arritur me manovrat e mundimshme.

Më në fund, me shumë vështirësi ia doli që të hynte brenda shiritave të parkingut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat