Vdes ish-gruaja më e shëndoshë në botë

Ndryshe

Vdes ish-gruaja më e shëndoshë në botë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 21:25
Eman Ahmed Abd El Aty

Gruaja nga Egjipti që dikur besohej të ishte gruaja më e shëndoshë në botë ka ndërruar jetë.

Eman Ahmed Abd El Aty kishte udhëtuar në Indi në fillim të këtij viti për një operim kirurgjik për humbje peshe.

Mediat vendase njoftuan se ajo kishte humbur më shumë se 300 kg nga gjithsesj pesha e saj prej 500 kg sa kishte por ka vdekur nga ndërlikimet nga kushtet e tjera shëndetësore.

Një deklaratë nga spitali ka thënë se 37 vjeçarja kishte probleme me zemrën dhe mosfunksionim të veshkave.

Abd El Aty ka jetuar në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe qysh nga muaji maji pasi ajo ishte transferuar nga Mumbai në Indi, ku kishte kryer operimin e saj.

Familja ka thënë se para ndërhyrjes kirurgjike, ajo nuk është larguar nga shtëpia për 25 vjet.

Image
Eman Ahmed Abd El Aty
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat