Pse luani nuk përkëdhelet si mace

Ndryshe

Pse luani nuk përkëdhelet si mace

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 08:39
Pamje nga videoja

Scott Baldwin është favoriti kryesor për të fituar çmimin e dëmtimit më të çuditshëm të vitit në botën e sportit.

Lojtari uellsian i regbisë u kafshua nga një luan në një kopsht zoologjik të Afrikës së Jugut kur donte ta përkëdhelte kafshën njësoj si të ishte një mace.

Ai mungoi në ndeshjen e radhës së klubit të tij dhe trajneri tha: “Pati një incident me një luan, por nuk e kishte fajin luani të them të drejtën. Nëse fut dorën në rrethim dhe aty është një luan, është e pritshme që të kafshohesh. Bëri një budallallëk dhe pati fat që shpëtoi me aq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat