E trishtë/ Mësuesja vdes 3 ditë pasi ishte martuar

Ndryshe

E trishtë/ Mësuesja vdes 3 ditë pasi ishte martuar

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:04
Katie Sutterby 29 vjeç, mësuese në Essex të Britanisë, humbi jetën 5 javë pasi ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve.

Një mësuese e re e një shkolle fillore ka humbur betejën me kancerin dhe është ndarë nga jeta tre ditë pas dasmës së saj. Katie Sutterby 29 vjeç, mësuese në Essex të Britanisë, humbi jetën 5 javë pasi ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve.

Burri i saj, Will Arnold, i cili kishte planifikuar t’i propozonte më vonë gjatë këtij viti, përshpejtoi planet pasi mjekët i thanë se kanceri kishte avancuar në fazën e fundit dhe 29-vjeçarja nuk kishte shumë kohë. Kështu, çifti vendosi që të martohej sa më parë.

Burri i saj tregon se Katie ishte e shëndetshme dhe shumë aktive. Fillimisht mjekët menduan se ndoshta dhimbjet që kishte 29-vjeçarja ishin nga gurët në tëmth. Deri sa një ditë mësuesja pati dhimbje shumë të forta dhe mjekët i bënë skaner. Të nesërmen zbuluan se ajo kishte kancer të zorrëve. Mjekët i thanë çiftit se Katie kishte pak muaj jetë, maksimumi një vit.

Në kushte të tilla, të dy vendosën të martoheshin dhe organizuan dasmën brenda dy javësh. Çifti u martua i rrethuar nga prania e familjarëve dhe miqve të tyre. Fatkeqësisht tre ditë më pas, Katie ndërroi jetë.

“Nuk patëm as mundësinë të shkonim në muaj mjalti, donim të udhëtonim në Paris”, thotë bashkëshorti i të ndjerës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat