Harroi ku e parkoi veturën, e gjen 20 vjet më vonë

Ndryshe

Harroi ku e parkoi veturën, e gjen 20 vjet më vonë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:31
Ilustrim

Autoritetet në Frankfurt kanë gjetur automobilin e pronarit, i cili zhdukjen e tij e kishte lajmëruar qysh në vitin 1997.

Ndoshta këtu nuk do të ishte asgjë e çuditshme, sikur automobili të ishte vjedhur.

Vetura u gjet e parkuar në garazh në një objekt të vjetër industrial, i cili ishte paraparë për shembje.

Pasi pengoi punimet, punëtorët lajmëruan policinë, e cila kërkoi pronarin.

Tashmë pronari 76-vjeçar e gjeti automobilin atje ku e kishte lënë saktë para njëzet vjetësh.

Ai thjesht kishte harruar vendin se ku e kishte parkuar.

Vetura e gjetur më nuk është funksionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat