Mësoi se i kishte mbetur vetëm një muaj jetë, biznesmeni bën veprimin e rrallë

Ndryshe

Mësoi se i kishte mbetur vetëm një muaj jetë, biznesmeni bën veprimin e rrallë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 00:06
Satoru Anzaki

Pasi mjekët e diagnostikuan me një tumor shumë agresiv, i dhanë lajmin e hidhur se kishte vetëm një muaj jetë. Por ndryshe nga çfarë mund të pritej, biznesmeni i njohur Satoru Anzaki, pronari i gjigandit të makinerive “Komatsu”, organizoi një festë shumë të madhe.

Ai ftoi më shumë se 1000 persona duke festuar për orë të tëra.

Në një intervistë për gazetarët 80-vjeçari u shpreh: “Unë jam i bindur se mund t’ju them faleminderit njerëzve që takova në jetë. Meqenëse unë dua të maksimizoj cilësinë e jetës për pjesën tjetër të mbetur të jetës sime, vendosa të mos marrë trajtime kimeoterapeutike për shkak të efekteve anësore”.

Këtë festë ai e njoftoi nëpërmjet një reklame në gazetë ku shprehej se do të organizonte darkën falenderuese dhe njëkohësisht të lamtumirës. Plani i tij i pazakontë ka pushtuar rrjetet sociale duke marrë shumë komente pozitive e komplimentuese për forcën dhe pozitivitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat