Luani ikë prej qenit të vogël

Ndryshe

Luani ikë prej qenit të vogël

Më: 8 janar 2018 Në ora: 23:53
Pamje nga video

Njihet si Mbreti i Xhunglës, por një luan që ndodhej në një rezervat në Tanzani të Afrikës, është frikësuar nga një qen.

Ky i fundit, lehte fuqishëm dhe i hidhej sikur donte ta kafshonte në fytyrë, duke e bërë që të zmbrapsej.

“E turpëroi para luaneshës”, si dhe “të vegjlit lehin, të fuqishmit ua lëshojnë rrugën”, janë dy nga komentet e shumta, ndaj videos që po bën xhiro në internet.

Në anën tjetër, është komentuar edhe afërsia prej nga u realizua filmimi, që duket sikur të jetë bërë nga ndonjë shëtitës që ishte në këmbë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat