Fitoi 1 milionë euro, por i refuzoi “Nuk i dua, janë shumë para për mua”

Ndryshe

Fitoi 1 milionë euro, por i refuzoi “Nuk i dua, janë shumë para për mua”

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:51
Biagio Vigna me vajzën

Për 60-vjeçarin Biagio Vigna, e djela mbrëma duhej të ishte një ditë e zakonshme pune si gjithë të tjerat, por ndodhi krejt e kundërta. 

Burri Italian, i cili punon si parkues makinash pranë një diskoteke në Pinerolo, qytet në jugperëndim të Torinos do të zbulonte krejt rastësisht që ishte fitues i Llotarisë Italiane të zhvilluar gjatë ditës së Epifanisë. 

‘’Ishte duke ndihmuar djemtë të parkonin makinat si zakonisht, kur dëgjova që tashmë ishte zbuluar fituesi i 1 milionë eurove. Kontrollova xhepin e pantallonave dhe vura se numri i thënë prej tyre përkonte me timin. Për pak desh pësova infarkt. Mora në telefon vajzën dhe i thashë që kisha fituar. 

Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua.”- kanë qenë fjalët e para që Biagio i tha të bijës. ”Unë tashmë e kam jetuar jetën time, besoj se vajzës sime do i shërbejnë më shumë se unë”, -shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat