Droni i del prej kontrolli, e godet keq për koke

Ndryshe

Droni i del prej kontrolli, e godet keq për koke

Më: 10 janar 2018 Në ora: 09:53
Turisti britanik kishte hipur mbi një Land Cruiser, që të ketë shikueshmëri sa më të madhe të peizazhit, megjithatë nuk arriti ta kontrollonte pajisjen si duhet.

Chris Horsley ishte duke filmuar një vullkan aktiv në Etiopi, kur droni i doli prej kontrolli dhe e goditi keq në kokë.

Turisti britanik kishte hipur mbi një Land Cruiser, që të ketë shikueshmëri sa më të madhe të peizazhit, megjithatë nuk arriti ta kontrollonte pajisjen si duhet.

“Po pilotoja dronin në lartësi, pastaj mendova ta kaloja mbi kokë. Këto janë rezultatet”, ka thënë Horsley.

Më poshtë mund të shihni momentin e përplasjes, që nuk i la ndonjë lëndim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat