Stjuardesa me 500 mijë dollarë ‘cash’ në avion

Ndryshe

Stjuardesa me 500 mijë dollarë ‘cash’ në avion

Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:00
Pamjet tregojnë paratë që ishin paketuar me letër alumini, si në formë çokollate, për të shmangur kështu dhe skanerin me rreze X

Një stjuardesë indiane është arrestuar pasi ka tentuar të nxjerrë ‘cash’ jashtë vendit plot 500 mijë dollarë.

Autoritetet kanë kontrolluar bagazhet e Devshi Kulshreshtha, 25 vjeç dhe gjetën monedha të prerjeve 100 dollarëshe të cilat ishin futur në këpucët dhe çantën e saj kozmetike.

Pamjet tregojnë paratë që ishin paketuar me letër alumini, si në formë çokollate, për të shmangur kështu dhe skanerin me rreze X. Avioni nisej nga Delhi për në Hong Kong.

Policia indiane bëri të ditur më pas se Kulshreshtha bashkëpunonte me një rezident indian, Amit Malhotra, i cili drejtonte një rrjet të kontrabandimit të valutës.

Malhotra grumbullonte para nga shitësit e shufrave të argjendit në Delhi dhe do i dërgonte jashtë vendit me anë të stjuardesës, dhe paratë ktheheshin në Indi në formë ari. Edhe ai është arrestuar, teksa dyshohen të tjerë persona të ekuipazhit të përfshirë në këtë rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat