Vritet 18-vjeçarja, luajti “ruletën ruse” me të dashurin

Ndryshe

Vritet 18-vjeçarja, luajti “ruletën ruse” me të dashurin

Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:25
Palloma Lima

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Brazil pasi dyshohet se ka vrarë të dashurën e 18-vjeçare duke luajtur “ruletë ruse”.

Palloma Lima ndërroi jetë pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një zonë pranë kryeqytetit Brasilia.

Policia e vuri në pranga 27-vjeçarin në një tentativë arratisjeje. Ndërkohë, një tjetër çift marrë në polici pasi dyshohen si autorë në vrasje.

Policia tha në një deklaratë për mediat se 18-vjeçarja është qëlluar gjatë lojës “ruletë ruse”, në të cilin pjesëmarrësit vendosin një plumb të vetëm në një pistoletë me mulli dhe e tërheqin këmbëzën ndërsa e kanë vendosur armën në kokë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat